Kanali 7...

1.2 miliardë lekë për të sëmurët me Covid/ Miratohet paketa e tretë e ndihmës

Komisioni i Ekonomisë miratoi një fond prej 1.2 miliardë lekësh, në buxhetin e vitit që vjen i cili do të jetë në dispozicion për mbështetjen e të sëmurëve të prekur nga Covid.

 

Kjo shumë parashikon rimbursimin e ilaçeve që do të paguajë çdo i infektuar.  Por mënyra se si do të funksionojë kjo skemë si dhe sa qytetarë do të përfitojnë nga ky fond mbetet ende e paqartë.

 

Nisur nga situata emergjente që dikton pandemia, në sot miratojmë një fond shtesë të kërkuar nga ministria e shëndetësisë prej 1.2 miliard lekësh. Ky është një lajm i mirë për të gjithë të infektuarit. Do të jetë më pas ministria e shëndetësisë e cila në bazë të cmimeve të ilaçeve si dhe portokollit që ndiqet për kurimin e kësaj sëmundje, që të përcaktojë shumën që do të përfitojë një i sëmurë.-tha Anasatas Angjeli nën kryetar i komisionit të ekonomisë dhe financave.

 

Paralelisht, në buxhet u përfshi edhe një fond prej 1 mld lekë për të mbështetur familjet në nevojë. Ky fond parashikon që për vitin e ardhëm ndihma ekonomike për familjet të dyfishohet.

 

Lajm i dytë i mirë është që krahas ndihmës që ofrojnë për rimbursimin e ilaceve, ne me këtë fond ofrojmë edhe mbështetje për familjet në nevojë për të përballuar jetesën. Me miratimin e tij ne praktikisht thuajse dyfishojmë pagesën mujore të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike-pohoi Angjeli.

 

Këto dy ndryshime janë pjesë e asaj që kryeministri njoftoi pak ditë më parë që mund të konsiderohet paketa e tretë e ndihmës, në mbështetje të njerëzve në nevojë.

 

Paralelisht në buxhet u përfshi edhe fondi për të shlyer detyrimet e prapambetura për naftëtarët e uzinës së Ballshit, në masën 560 milionë lekë.