Kanali 7...

10 emra kërkojnë një vend në Gjykatën Kushtetuese/ Meta: KED t’i verifikojë sa më parë

Zbardhen emrat e dhjetë kandidatëve që kanë shprehur interes në garën e hapur nga Presidenca për të zëvendësuar Besnik Imerajn në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta tha se pjesë e garës janë bërë Aleksandër Toma, Altin Binaj, Aldona Sylaj, Ardita Buna, Eugen Papandile, Ilir Haznedari, Klajdi Mone, Orkida Totojani, Përparim Kalo dhe Shaqir Hasanaj. Ilir Meta kërkoi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të mos vonohet për verifikimin e figurës së tyre.

“Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrrjen për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që me administrimin e listës së personave që kanë shprehur interesin për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, të fillojë menjëherë nga puna me mbledhjen e dokumentacionit përkatës për të verifikuar sa më parë kandidaturat, duke bërë me dije çdo pengesë që mund të ndeshë gjatë procesit të mbledhjes dhe/ose përpunimit të informacionit për këtë qëllim.”