Përplasje fizike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, protagonist ish-ministri shqiptarë
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati të hënën përplasje fizike midis kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, …
Kanali 7...
Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis gjatë fjalës së tij në parlament ka deklaruar se pas vendimit të Greqisë për të zgjeruar me 12 milje ujërat territoriale në detin Jon, procesi në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nuk ka pse të hasë në mosmarrëveshje.
KYRIAKOS MITSOTAKIS
KRYEMINISTER I GREQISE
“Në vetëm gjashtë muaj, Greqia ka nënshkruar një marrëveshje gjeografike të demarkacionit me Italinë dhe Egjiptin. Dhe gjithashtu ka një dakordësi në parim me Shqipërinë për të nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, në mënyrë që çështja e demarkacionit të zonave detare midis dy vendeve të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Sidoqoftë, meqenëse Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje, mosmarrëveshja mbi vendimin e Hagës do të jetë relativisht e kufizuar. Por në mënyrë simbolike dhe thelbësore ky vendim është shumë i rëndësishëm.”
Kreu i ekzekutivit gjithashtu theksoi se shtrirja e ujërave territoriale në dymbëdhjetë milje është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.
“E drejta për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme, e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Është detyra e vendit të mbrojë sovranitetin e tij dhe ne këtë po bëjmë.”
Një ditë më parë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias përgëzoi Shqipërinë për angazhimin e treguar në zgjidhjen paqësore të çështjeve të mbetura pezull. Shefi I diplomacisë helene theksoi se perspektiva e Shqipërisë për tu integruar ne Bashkimin Europian shtron nevojën për marrëdhënie të mira strategjike mes Athinës dhe Tiranës.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati të hënën përplasje fizike midis kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, …
Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në …
Avokatët e Dhomës së Avokatisë në Korçë, kanë shpallur ditën e sotme bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore. …
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të …
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …