Kanali 7...

1350 kilometra me biçikletë për të mbledhur fonde për mbesën e sëmurë: Vdes vetë në aksident

Nga dëshira për të shmangur një tragjedi familjare, në një tjetër tragjedi.

 

Jean Pierre Petit, një ciklist veteran kanadez planifikoi një  udhëtim 1350 kilometrash me biçikletë nga Winnipeg (Kanada) në Hot Springs (South Dakota, SHBA) për të mbledhur fonde për mbesën e tij, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë e veshkave, në pritje të një transplanti.

 

Mirëpo sipermarrja e bamirësise në tentative për të shpëtuar mbesën u ndërpre për fat të keq në gjysmën e rrugës.

 

Ai u përplas nga një kamion ne Dakoten e Jugut (SHBA) dhe katër ditë më vonë gjeti vdekjen në spitalin Sioux Falls.

 

Lajmi u dha në faqën e tij në facebook nga djali I 53-vjecarit.

 

 “ Familja Petit informon të gjithë ata që ndjekin udhëtimin se JP (Jean pierre), bashkëshorti, babai, gjyshi dhe heroi ynë, nuk u kanë mbijetuar plagëve të marra në aksident” .

 

Pas 650 kilometrave të kryera në udhëtimin e bamirësisë, përpara se të përplasej në aksident, Jean Pierre kishte arritur të mblidhte 17 mijë dollar për transplantin e mbesës së tij.