Medvedev: Lufta e Tretë Botërore nëse NATO pushton Krimenë
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kanali 7...
Një italian 52-vjeçar, i cili kërkohet në Gjermani nën dyshimet për kryerje të 160 dhunimeve dhe sulmeve tjera seksuale, kryesisht ndaj vajzave të mitura, është arrestuar në anën tjetër të kufirit me Francën.
Brigada BNRF e Francës, për ndjekje të të arratisurve, ka thënë se ka arrestuar të premten të dyshuarin në Rumersheim-le-Haut afër Mulhouse.
Ai është kërkuar për lidhje me sulmet e kryera kryesisht ndaj fëmijëve të partnereve të tij në periudhën 2000-2014.
Zyrtarët kanë thënë se 122 dosje deri më tani janë hapur kundër tij në Gjermani.
Në raportimet franceze është thënë se në mesin e sulmeve, që dyshohet se ai ka kryer, është edhe dhunimi i vajzës së tij vite më parë.
Autoritetet gjermane kanë alarmuar homologët e tyre më 7 tetor, kur i dyshuari ka shkuar në Francë.
Pas identifikimit të vendndodhjes së tij, ai është ndaluar më 16 tetor.
Aktualisht ai po mbahet në Kolmar, derisa të përfundojnë procedurat e ekstradimit./ REL
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Numri i viktimave të sulmit me raketa në qendrën tregtare Kremenchuk në Ukrainë ka shkuar në 18. Lajmi konfirmohet nga …
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur …
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur …
Shri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi ky shtet po përballet me krizën më …