Kanali 7...

30 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Ekspertët e sigurisë: Mbyllni spitalet e përkohshme

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me përkeqësimin e situatës epidemiologjike.

 

Në orët e fundit u raportuan 30 viktima nga koronavirusi, e po ashtu janë infektuar rreth 600 persona më shumë.

 

E ndërsa prokuroria po vijon hetimet për shkaqet e zjarrit në Tetovë, ekspertët e sigurisë kërkojnë që shteti të mbyllë përkohësisht 19 spitalet e përkohshme COVID, që funksionojnë në të gjithë vendin.

 

Në muajt gusht dhe shtator, janë rritur ndjeshëm kërkesat për shtrim në spital, ndërsa është vënë re edhe rritja e rasteve të infeksionit tek moshat e reja.