Kanali 7...

46 të vdekur nga zjarri që përfshiu një ndërtese në Tajvan

Rreth 46 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi 13-katëshe në Tajvanin jugor.

Ndërtesë në qytetin e Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

Departamenti i zjarrfikësve deklaroi se 79 persona u dërguan në spital, përfshirë 14 në gjendje të rëndë.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje.