Kanali 7...

5 të vdekur sot nga koronavirusi, zbulohen 273 të infektuar të rinj

Edhe këtë të shtunë, numri i rasteve të reja me COVID vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 273 të infektuar të rinj, nga 1289 testime të kryera, ndërsa 5 qytetarë kanë humbur jetën.

Nuk e kanë fituar betejën me virusin një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Rrogozhina, një 82-vjeçar nga Shkodra dhe një 91-vjeçar nga Korça.

 

Po ashtu, janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3176

Durrës 651

Shkodër 451

Fier 364

Korçë 356

Lezhë 324

Elbasan 265

Vlorë 231

Berat 182

Kukës 165

Dibër 84

Gjirokastër 76