Kanali 7...

50 euro në pasaportë për të kaluar në Europë, pranga të riut

Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies duke vënë në pranga një 24 vjecar.

Ky person tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet,.

Shtetasi L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë u kap pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervistimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

I riu akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,