Kanali 7...

52 të vdekur dhe 35 të zhdukur nga zjarri në një minierë në Siberi

Rreth 52 persona humbën jetën dhe 35 rezultojnë të zhdukur nga zjarri që shpërtheu në një minierë qymyri në pjesën ruse të Siberisë.

 

Vendndodhja e saktë e 35 minatorëve të zhdukur nuk dihet. Operacioni i kërkim-shpëtimit në nëntokë është pezulluar pasdite për shkak të një shpërthimi të mundshëm. Shpëtuesit më pas u evakuuan shpejt nga miniera.

 

Raportohet se 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit, ku shumica kanë shpëtuar.

 

Kujtojmë se pas një seri shpërthimesh metani në një minierë ruse në vitin 2016, mbetën të vdekur 36 minatorë.