Kanali 7...

6-vjeçarja digjet në fytyrë pasi dezinfektuesi i duarve mori flakë

Një gjashtë-vjeçare ka mbetur me djegie të tmerrshme në fytyrë pasi pastruesi i duarve me të cilin po luante mori flakë.

 

Izabella Reaume ka mbetur me shenja në fytyrën e saj.

 

E reja u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për ta shpëtuar.

 

Nëna e saj Larrissa Schaffenberg, 29 vjeçe, e tregoi historinë për të paralajmëruar prindërit e tjerë.

 

 

Izabella kishte qenë duke luajtur jashtë me kushëririn e saj dhe një shoqe dhe për to po kujdesej një dado, ndërsa e ëma ishte në punë. Por vetëm 45 minuta pasi kishte ikur nga shtëpia, Larrissa mori një telefonatë, që i kërkonte të shkonte në spital sepse një nga fëmijët me të cilët luante kishte një çakmak dhe ndezi dezinfektuesin.

 

 

“Kur mbërritëm në spital, e mbajta atë në krahët e mi. Kur pashë se çfarë kishte ndodhur me fytyrën e saj u shkatërrova. Vajza ime e bukur, si mund t’i kishte ndodhur kjo?”

 

 

E vogla e kaloi natën në spital dhe e kaloi rrezikun për jetën. Larrissa tani duhet të pastrojë djegiet e vajzës dy herë në ditë.

 

Me të mbërritur në spital, mjekët duhet të presin rrobat e Izabelës, t’i japin ilaçe për të ndihmuar në dhimbjen e jashtëzakonshme dhe për të pastruar të gjitha djegiet. Ajo duhej të kalonte natën në spital.