Kanali 7...

61-vjeçarja fiton për herë të tretë lotarinë, ja shuma që mori

Një 61-vjeçare në SHBA fitoi për herë të tretë lotarinë brenda tre viteve. Fituesja nga shteti i Maryland, arriti të fitojë shumën e 50 mijë dollarëve nëpërmjet lojës gërvishtëse.

 

E mrekulluar nga ky fakt, ajo deklaroi gjatë marrjes së çmimit, se është shumë e vështirë që një person ta fitojë lotarinë një herë në jetë dhe jo si ajo që e fitojë 3 herë brenda një kohe të shkurtër.

 

Ajo fitoi 50 mijë dollarë në gusht 2018, dhe shumë më tepër në tetorin e ardhshëm. Shumën e fituar, ajo u shpreh se synon ta shpenzojë për rregullimin e shtëpisë së saj.

 

“Nuk mund ta besoja fare. Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. E mahnitshme që fitova tre here”, u shpreh ajo.