Kanali 7...

“A kanë lidhje kriminelët me zyrtarë të lartë?”/ Si i përgjigjet kreu i SPAK pyetjes së Bardhit

Gazment Bardhi u shpreh i habitur nga përgjigjja e kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili iu kërkoi demokratëve që mos ta përfshijë institucionin që ai drejton në vettingun në politikë, pasi mund të krijohen sipas tij shumë probleme.

Ky reagim nuk u prit mirë nga Bardhi, i cili tha se priste një përgjigje tjetër, pasi ky është një institucion që po lufton korrupsionin.

“Prisja tjetër përgjigje nga drejtuesi i prokurorisë së Posaçme që të mos përfshihet SPAK, duke qenë se përfaqëson një insitucion që lufton korrupsionin.”

Në mbledhjen e Komisionit të Legjislacionit, Bardhi pyeti Krajën nëse nga hetimet ka rezultuar që persona të botës së krimit kanë kontakte me zyrtarë të lartë publik.

Bardhi: Nuk kemi parë rezultate. Ne kemi nisur nga 2017 një proces që lidhet me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A ka procedime penale për gjyqtarë dhe prokuror që kanë shfaqur probleme me pasurinë?

Kraja: Ka disa procedime penale, për gjyqtarë dhe prokuror.

Bardhi: Bota e krimit ka kontakte me zyrtarë të lartë publik?

Kraja: Nuk mund të jap detaje për hir të hetimeve, referojuni vendimeve gjyqësore

Bardhi: Nuk kërkova të dhëna konkrete apo emra. Teksa prokuroria po ndjek një eksponent rezulton që kanë kontakte me zyrtarë të lartë publik?
Kraja: Fenomeni që krimi i organizuar lidhet nënpunës publik, nuk jap emra për sa kohë çështjet janë në hetim