Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Kanali 7...
Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet sot lidhur me akuzat e mazhorancës në drejtim të presidentit Ilir Meta se po merr rolin e liderit të opozitës.
Më përgjigje të gazetarëve, Basha tha se Meta po bën detyrën e tij dhe jo atë që pretendon mazhoranca. Ndërkohë iu rikthye suleme drejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e lë qëllimisht përhapjen e koronavirusit që të përparojë.
“Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës. Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?! Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve”, tha Basha.
Ai tha se vendi ndodhet në një kolaps, pasi ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh.
“Një vend pa institucione, republike pa institucione. Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro.”
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …