Plantacion kanabisi me 2000 bimë në magazinë/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Kanali 7...
Një italian 52-vjeçar, i cili kërkohet në Gjermani nën dyshimet për kryerje të 160 dhunimeve dhe sulmeve tjera seksuale, kryesisht ndaj vajzave të mitura, është arrestuar në anën tjetër të kufirit me Francën.
Brigada BNRF e Francës, për ndjekje të të arratisurve, ka thënë se ka arrestuar të premten të dyshuarin në Rumersheim-le-Haut afër Mulhouse.
Ai është kërkuar për lidhje me sulmet e kryera kryesisht ndaj fëmijëve të partnereve të tij në periudhën 2000-2014.
Zyrtarët kanë thënë se 122 dosje deri më tani janë hapur kundër tij në Gjermani.
Në raportimet franceze është thënë se në mesin e sulmeve, që dyshohet se ai ka kryer, është edhe dhunimi i vajzës së tij vite më parë.
Autoritetet gjermane kanë alarmuar homologët e tyre më 7 tetor, kur i dyshuari ka shkuar në Francë.
Pas identifikimit të vendndodhjes së tij, ai është ndaluar më 16 tetor.
Aktualisht ai po mbahet në Kolmar, derisa të përfundojnë procedurat e ekstradimit.
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …
Një ushtar rus do të dalë në gjyq në Ukrainë pasi akuzohet se ka torturua nëntë civilë ukrainas në qytetin …
Joe Biden ka dalë në deklaratë për shtyp drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë të …
Nga sot, miliona gra në Shtetet e bashkuara të Amerikës e kanë të ndaluar të abortojnë pasi Gjykata e Lartë …