Kanali 7...

Aksident me pasoja fatale në Shkodër, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, në fshatin Shtoj.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, shtetai me iniciale E.P., 83 vjeç.

Policia është nisur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.