Kanali 7...

Aksident në Vlorë/ 26 vjeçarja përplas këmbësorin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

 

Sipas policisë, 26 vjeçarja me iniciale S.B, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka përplasur 55 vjeçarin.

 

Ky i fundit, ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 22:00, në lagjen “24 Maji”, shtetasja S. B., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Audi” , ka aksidentuar shtetasin R. D., rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.