Aksident i rëndë në Tiranë/ Motorri përplaset me betonieren, ndërron jetë 40-vjeçari
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …
Kanali 7...
Një kërcënim i rremë për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës.
Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.
Zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara bëri të ditur se “se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”
Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.
Në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë disa herë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.
Më herët më 24 maj, një tjetër kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rremë.
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …
19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për …
Një aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së …
Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori materialet për një vjedhje në tëntativë. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar i cili …
Policia ka bërë të mundur zbritjen nga tarraca të 50 vjeçarit, Adrian Dardha nga Berati i cili se kërcënoi do …