Kanali 7...

Alkool, muzikë dhe asnjë masë/ ‘Shfrenohen’ të rinjtë e Liverpulit një natë para mbylljes (VIDEO)

Të rinjtë e Liverpulit nuk lënë asnjë sekondë t’u ikë dëm kur bëhet fjalë për dëfrim dhe qejf. Edhe pse mesnatën e të martës hyri në fuqi rregulli për të mbyllur lokalet e klubet e natës, kjo nuk i pengoi ata që të shijonin orët e fundit të lirisë.

 

Ata mbushën lokalet plot për të pirë gotën e fundit në turmë. Në videot e publikuara, është e qartë që “rebelët” nuk respektojnë asnjë masë kundër koronavirusit. Për shkak të shfrenimit të tyre, u desh të ndërhynte policia.

 

Duke ironizuar masat e qeverisë britanike, një nga të rinjtë shkroi në rrjetet sociale: “Ja ku jemi, imuniteti i tufës”.

 

Për shkak të rritjes alarmante të rasteve të reja me COVID në Liverpul u vendos që qindra lokale nate të kyçen. Po ashtu, nuk do të ketë takime në shtëpi, do të mbyllen palestra, baste, kazino dhe qendra komerciale. Të hapura do të qëndrojnë vetëm dyqanet me pakicë, shkollat dhe universitetet.