Kanali 7...

Ambasadori i BE-së uron besimtarët myslimanë në shqip: Gëzuar Kurban Bajramin!

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Përmes një mesazh të shpërndarë në “Twitter”, diplomati ka zgjedhur të urojë në shqip: “Gëzuar Kurban Bajramin”.

Po ashtu, ai ka shpërndarë edhe mesazhin e ambasadës së BE-së: “Delegacioni i BE-së në Shqipëri iu uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!”