Kanali 7...

Ambasadorja e SHBA: Kandidatët për Kushtetuesen u publikuan, KED të veprojë shpejt

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim theksoi se listat e kandidatët për Gjykatën Kushtetuese janë publikuar nga Presidenca dhe Parlamenti.

Për pasojë, i bëri thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të veprojë sa më shpejt në vlerësimin e kandidatëve.

“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit.”