Kanali 7...

AMERIKANET FITOJNE IMUNITET NDAJ COVID

Të dhënat e institucioneve shëndetësore në SHBA, zbulojnë se shumica e amerikanëve ka fituar imuitet natyror ndaj koronavirusit.  E megjithatë qeveria e Biden po lobon për marrjen e dozës përforcuese. Nga ana tjetër ekspertët deklarojnë se vaksinimi i detyrueshëm ka krijuar kosoto të rënda për punonjësit.

Pjesa më e madhe e amerikanëve kanë fituar imunitet natyror nga infektimi me viruset. Kjo referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga CDC,  pas një studimi të kryer në bashkëpunim në bashkëpunim me universitetet Yale, Harvard dhe Stanford.  Pavarësisht këtij fakti sërish administrata e Joe Biden sëbashku me Anthony Faucin lobojnë fort për dozat përforcuese anticovid.

Baza e të dhënave mbështetet nga një marrëveshje bashkëpunimi me CDC, Këshillin e Shtetit dhe me epidemiologët territorialë.

Shumica dërrmuese e shteteve në SHBA raportonin më parë shifra të infektimit të popullatës midis 70% dhe 94%.  Mesatarja e infeksioneve të mëparshme për të gjitha shtetet ishte 78%.

Gjatë valës së fundit amerikane të koronavirusit të udhëhequr nga variant Delta, njerëzit që ishin të pavaksinuar, por që i mbijetuan Covid-it ishin më të mbrojtur se ata që ishin vaksinuar,  por jo të infektuar.

Ndryshe nga studimet e tjera, përfundimet e këtij të fundit janë më të besueshme në popullatën amerikane pasi janë kryer nga Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dr. Marty Makary, një profesor në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins, së fundmi shkroi një artikull të fuqishëm mbi “koston e lartë të denigrimit të imunitetit natyror ndaj Covid”. Ai thekson se “zyrtarët e shëndetit publik kanë shkatërruar shumë jetë duke këmbëngulur që punonjësit me imunitet natyror ndaj Covid-19 duhet të pushohen nga puna nëse nuk vaksinohen plotësisht. Por pas dy vitesh të dhënash të grumbulluara, epërsia e imunitetit natyror ndaj imunitetit që ofron vaksina është dukshëm më efektive”.

Ndërkohë që shtetet europianë janë duke hequr detyrimin e vaksinimit të popullsisë, SHBA duket se mbetet e palëkundur në fushatën e saj të imunizimit. Ky qëndrim vijon të mbahet i pandryshuar pavarësisht se vet insitucionet zyrtare shëndetësore janë duke nxjerrë studime të ndryshme të cilat theksojnë se imuniteti natyror i fituar pas infektimit me Covid është më efektiv se imunizimi përmes injeksioneve.