Kanali 7...

Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet fieraku i shumëkërkuar me 4 emra

Policia e Fierit ka kapur një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga përfundoui  Edison Mërtiri, i cili është dënuar me rreth 8 vjet dhe 4 muaj burg për prostitucion dhe emigrim të paligjshëm.

44-vjeçari me banim në Fier njihet ndryshe edhe Edison Prifti, Adison Prifti dhe Artan Budo.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos në Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.