Kanali 7...

“Anëtarësia ka folur”/ Basha komenton përjashtimin e ish-deputetëve të besuar

Në komunikimin që kryedemokrati Lulzim Basha pati me gazetarët komentoi edhe vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për të përjashtuar 13 ish-deputetë të besuar të tij. Basha tha se vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.

 

“Raporti i Komisionit do të shqyrtohet nga organet vendimmarrëse që janë Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Anëtarësia ka folur dhe organet vendimmarrëse bazuar mbi të gjithë këto vendime dhe propozime, pasi të shqyrtojnë raportin, do të marrin vendimet përfundimtare.”

 

Emra të njohur si Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endri Hasa apo Astrit Veliaj u lanë jashtë listës së kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit.