Kanali 7...

Arabia Saudite ndalon objektet me ngjyrat e ylberit: “Nxisin homoseksualitetin”

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë sekuestruar lodrat dhe rrobat e fëmijëve me ngjyrë ylberi, sepse pretendojnë se inkurajojnë homoseksualitetin.

Sipas BBC, ishte vetë ministria e Tregtisë  qe e deklaroi nje gje te tille në televizionin shtetëror.
Një raport nga Al-Ekhbariya tregoi zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë duke hequr një sërë artikujsh nga dyqanet në kryeqytetin Riad, duke përfshirë kapëse flokësh, pop-it, bluza, kapele dhe kuti lapsash. 
Një zyrtar tha se artikujt “kundërshtojnë besimin islam dhe moralin publik dhe promovojnë ngjyrat homoseksuale “.

Megjithëse regjimi mysliman sunit i Arabisë Saudite nuk ka ligje për orientimin seksual ose identitetin gjinor, marrëdhëniet seksuale jashtë martesës, duke përfshirë seksin e të njëjtit seks, janë rreptësisht të ndaluara. 

 

Sipas interpretimit të vendit të ligjit islamik, sjellja seksuale konsensuale e të njëjtit seks dënohet me vdekje ose fshikullim, në varësi të seriozitetit të rastit.

 

Është gjithashtu e paligjshme që burrat “të sillen si gra” ose të veshin rroba grash, dhe anasjelltas, dhe është e ndaluar të përfshihen në aktivitete në internet që cenojnë “rendin publik, vlerat fetare, moralin dhe privatësinë publike”./Tgcom