Kanali 7...

Arrestohet drejtori i policisë, në banesën e tij tualeti ishte i larë në ar (Foto)

Një drejtor policie në Rusi është arrestuar për akuzën e korrupsionit. Në pranga ra Alexei Safonov së bashku me 30 vartës të tij.

 

Safonov drejtoi departamentin e policisë rrugore për territorin e Stavropolit në 2012. Gjatë një kontrolli në vilën e Safonovit, u gjetën porta të lara në ar, shkallët, dyert e deri tek tualeti.

 

Disa muaj më parë, Alexei Safonov u ankua se oficerët e policisë rrugore nuk mund t’i rezistonin tundimit për të marrë para nga drejtuesit e makinave që iu ofronin atyre ryshfet.

 

Kreu i policisë rrugore akuzohet se merrte rryshfet duke i dhënë leje false bizneseve, për të kaluar pa u kontrolluar në pika kufitare kamionë të tërë me grurë dhe material ndërtimi.