Kanali 7...

Artistët protestojnë kundër izolimit në Itali/ Mijëra njerëz kërkojnë lehtësimin e masave

Mbi 1.300 përfaqësues të botës së muzikës dhe eventeve protestuan në Milano.

 

Në mënyrë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre, protestuesit mbushën sheshin me valixhet e veglave të tyre muzikoer, për të treguar se që nga muaji shkurt, ekonomia e tyre është goditur rëndë.

 

Artistët i bëjnë thirrje qeverisë për vemendje dhe ndërhyrje për të ndihmuar sektorin e tyre, pasi në të gjithë vendin janë më shumë se 570 mijë profesionistë, artistë dhe organizatorë të botës së muzikës të cilët janë prekur nga kufizimet.

 

Protestuesit kërkuan negociata me autoritetet për të ndryshuar rregullat e distancimit, dhe të për të krijuar sigurinë e punëtorëve në këtë sektor, që të jenë në gjendje të vijojnë me aktivitetin e tyre artistik.

 

Pandemia i ka detyruar të gjunjëzohen pasi mbyllja e klubeve dhe eventeve, u ka shkaktuar pezullimin e koncerteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

 

Artistët janë të detyruar të respektojnë dekretin e  kryeministrit i cili hyri në fuqi më 18 maj që vendos që shfaqet lejohen vetëm duke respektuar distancën fizike prej 1 metër, me numër maksimal të 1000 spektatorëve në natyrë dhe 200 personash në ambientet e mbyllura.

 

Ata thonë se një jetë pa muzikë është si një trup pa shpirt, ndaj shpresojnë që së shpejti t’i rikthehen aktiviteteve.  Mes emrave të shquar të cilët i janë bashkuar thirrjes drejtuar qeverisë ishine dhe Andera Bocelli, Eros Ramazzotti, etj.