Kanali 7...

Atalanta e Gjimshitit turpërohet në shtëpi nga Sampdoria

Atalanta e Gjimshitit nuk po e gjen dot rrugën drejt fitores. Këtë të shtunë ekipi mori humbjen e dytë radhazi në kampionat.

 

Atalanta u mund nga Sampdoria në shtëpi me rezultatin 1-3. Në avantazh e para kaloi Sampdoria e Klaudio Ranierit, e cila shënoi që në minutën e 13 me Klauliarela.

 

Shifrat u dyfishuan nga Thorsbi në minutën e 59. Rezultati u ngushtua në minutën e 80 në 2-1, pas një goli të shënuar nga Zapata, që shënoi nga penalltia.

 

Por kur Atalanta po kërkonte golin e barazimit, Sampdoria u dha fund shpresave duke shënuar golin e tretë me Jankton.