Kanali 7...

Atentati ndaj Prokurorit dhe vrasja e shoferit të tij/ SPAK zgjat hetimet

Prokuroria e Posaçme  ka kërkuar tre muaj shtesë  për të kryer hetime me të thelluara mbi  tentativën  për vrasje të Prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

 

Në seancën e zhvilluar në gjykatën e posaçme, SPAK kërkoi shtyrjen për të mbledhur me shume prova.

 

Atentati ndaj Prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë, mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku, dhe u plagos Aleksandër Laho, i njohur si “rrumi”.

 

Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, redjan rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.