Kanali 7...

Atentati në Shkodër/ 19-vjeçari pranon krimin, pretendon se ishte i dehur kur plagosi babë e bir

Pas dorëzimit në polici, 19-vjeçari, Ilirjan Hasanaj ka pranuar autorësinë e atentatit të dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në periferi të Shkodrës, ku mbeti i plagosur drejtori i policisë bashkiake i Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij.

Nga burime pranë policisë mësohet se i riu, ka deklaruar se në ato momente ka qenë nën efektin e alkoolit dhe se atentati nuk ishte i paramenduar.

Shkak i ketij krimi, sipas 19-vjeçarit, u bë një konflikt i vjetër pronësie. Ndërkohe, ai ka mohuar përfshirjen e kushëririt të tij në këtë ngjarje.