Kanali 7...

Autoriteti Portual Durrës njoftim për pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Barit

Autoriteti Portual Durrës njofton pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e kësaj të enjteje nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime sot, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.

 

Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, 26 nëntor, në varësi të kushteve të motit.

 

“Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve.  Autoriteti Portual Durrës ju fton të informoheni në faqen tonë: ëëë.durresport.al , në rubrikën ‘PASAGJERËT’”, theksohet në njoftim.