Kanali 7...

Avokati Hilmi Leka jep opinionin mbi përgjimet e fundit të Kryebashkiakut Veliaj

Avokati Hilmi Leka ka shprehur mendimin e tij mbi situatën e ndodhur ditët e fundit në lidhje me përgjimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj,ku ky i fundit gjatë bisedës ka përdorur një fjalor banal, bisedë e cila paraqiste një diskutim mbi hetimin e Agron Dukës.

Aty nga shekulli i XV pavarësia dhe paanshmëria, sipas mendimit të përgjithshëm, i sistemit gjyqësor anlgez i lejoi këtij të fundit të luante një rol gjithnjë e më të madh si një “degë e tretë” e mirëfillë pushteti.
Eduard Kouku një jurist dhe studiues ligjesh, në ofiqet e ndryshme gjyqësore që mbuloi (një ndër to dhe kryetari i Gjykatës së Mbretit), iu kundërvu në mënyrë të papërkulur autoriteteve politike, madje edhe vetë mbretit. Në një nga përplasjet e tyre Kouku u përgjigj duke përmendur fjalët e Braktonit të cilat pak a shumë thonë “quod Rex non debet esse sum homine sed sub deo ex lege” (mbreti nuk duhet ti nënshtrohet ndonje njeriu por Zotit dhe ligjit).
Fatkeqësisht sot pas gjysmë shekulli Shqipëria ka një standard më të dobët se Anglia e 500 viteve më parë. Gjyqsori jo vetëm që nuk perceptohet si i pavarur dhe i paanshëm por përkundrazi ai konsiderohet si zgjatim i pushtetit politik dhe kjo vërtetohet nga mos veprimi dhe bërja e syqorrazi i “drejtësisë së re” në shumë skandale publike. Sot në media doli një tjetër skandal nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili gjatë një bisede të tij me anëtarët e një shoqate futbolli pretendon se “Unë jam kryetar bashkie dhe dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Futbolli është i vetmi ishull që nuk e kemi nën kontroll”. Vetëvetiu lind pyetja pse futbolli duhet të kontrollohet nga kryetari i bashkisë dhe cfarë do të thotë ai me të vetmin ishull që nuk kemi nën kontroll? A janë SPAK dhe gjykata ishuj nën kontrollin e tij ose forcës së tij politike?
Imagjinoni sikur dikush nga sistemi i drejtësisë sonë të kishte integritetin dhe dinjitetin e Eduard Kouku, cfarë do të ndodhte me këto skandale të njëpasnjëshme. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj jo vetëm që do ishte nën hetim për deklaratat e tij e shumë të tjera por dhe miqtë e tij politik sigurisht do të kishin të njëjtin fat për të mos thënë më keq. Opozita sot duhej te ishte fronti kryesor i mishërimit të vlerave dhe parimeve te Kouku por fatkeqësisht në gjëndjen që ajo është katandisur, jo vetëm që nuk është në frontin kundër së keqes por përkundrazi po kontribuon me sjelljen e saj në thellimin e krizës dhe zhdukjen e shpresës për një të ardhme ndryshe nga kjo që po jetojmë sot. E gjithë neveria e njerëzve për këto skandale nuk kanalizohet në rrugën e duhur por humb në propagandën e qeverisë me parimin popullor se “çudia me e madhe zgjat vetëm tre ditë”.