Kanali 7...

“Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh ndarje”/ Meta: Ndihem më i fortë

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditë të mbarë për ndjekësit e tij në “Facebook”.

 

Në murin e zyrës së tij në Presidencë, Meta ka vendosur një pikturë të Isa Boletinit.

 

Për këtë ai ka falenderuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që ja dha sepse pikturën e ka patur në zyrën e Kryesisë së Kuvendit kur institucionin e drejtonte ai.

 

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë! Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”. Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin”, shkroi presidenti Meta.