Takimet e Stoltenberg me Kurtin dhe Vuçiç/ Reagon Berisha: Angazhimi i NATO-s, jetik
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg …
Kanali 7...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë.
Parlamenti i ketij vendi ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, duke miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Më poshtë vendimi
Asambleja Kombëtare, në bazë të Art. 86 i Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë,
1. Rikonfirmon kushtet në të cilat Republika e Bullgarisë mund të mbështesë çdo hap në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht:
2. Zbatimi efektiv i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe Procesverbaleve të mbledhjeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar sipas Art. 12 të këtij Traktati:
2. Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i përfshirë në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
3. Ekzistenca e garancive evropiane për plotësimin e kushteve të pikave 1 dhe 2.
II. Për këtë qëllim:
Qeveria e Republikës së Bullgarisë të miratojë propozimet nga Kryesia e Këshillit të BE-së, draft-Kornizën Negociuese dhe Konkluzionet e Këshillit, duke iu nënshtruar kushteve të mëposhtme:
– përsosja e tekstit të draft-Konkluzioneve të Këshillit në mënyrë që të garantohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e MV në dispozitat në të cilat janë përmendur popujt e tjerë dhe në pozitë të barabartë me këta popuj;
– Përmirësimi i draft-kornizës negociuese të propozuar dhe draft-konkluzioneve të Këshillit për të pasqyruar më qartë faktin se asgjë në procesin e anëtarësimit të MV-së në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë për ekzistencën e “gjuhës maqedonase” ;
– të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të MV-së në BE, për zbatimin e pastër të informimit të Këshillit përpara çdo Konference Ndërqeveritare;
– përfshirja e një referimi për protokollet dypalëshe sipas Artit. 12 të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në Kornizën Negociuese.
Mbi këtë bazë dhe vetëm nëse plotësohen këto kushte, Asambleja Kombëtare e 47 e Republikës së Bullgarisë do të presë që Këshilli i Ministrave të miratojë draftin e Kornizën Negociuese, njëkohësisht ose pas finalizimit të Protokollit sipas Artit. 12 të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg …
Presioni i vendeve të KUINT-it për njohjen e Kosovës para takimit në Bruksel, me sa duket po e shtyn Serbinë …
Në shtator dosjet e ish bashkëpunëtorëve të regjimit komunistë do të rindezin debatin mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste …
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi ligjin për klimën dhe inflacionin. Paketa prej 740 miliardë dollarësh konsiderohet më e madhja …
Opozita shtroi sot pyetjet e rradhes per inceneratorin e Fierit. Jane 30 milione euro, qe sipas partise demokratike, jane …