Kanali 7...

Bardhi: Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi tha se kjo tregon se Rama ka frikë. Për demokratin, mazhoranca po sfidon në këtë mënyrë BE.

 

“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane. Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë. Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës.”

 

Ilir Meta i drejtoi tetë pyetje Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi këshilloi mazhorancën që të presë opinionin e ekspertëve e më pas të shprehet për dekretin.

 

Por Edi Rama deklaroi se nuk mund të humbet kohë dhe se për opinionin Parlamenti do të rimblidhet.