Kanali 7...

Basha: 70% e shkollave s’kanë ujë të pijshëm, keqqeverisja po rrezikon jetën e shqiptarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të akuzojë qeverinë për keqmenaxhim të situatës së shkaktuar nga pandemia.

Gjatë një konference për shtyp, lideri demokrat shprehet se personeli shendetesor është i rraskapitur dhe se nuk perballon dot pacientet me semundje te tjera.

Sipas tij, një arsye kryesore e përhapjes së infeksionit është mostestimi dhe mosgjurmimi i kontakteve, ndërsa shtoi se paratë që duhet të shkonin per shendetesine, perpihen nga afera korruptive.

“Kriza është e dyfishtë: shëndetësore dhe ekonomike. Nuk do të resht së përsërituri kërkesën që shteti t’u kthejë qytetarëve paratë e taksave në formën e mbështetjes që po marrin edhe qytetarët e vendeve fqinje. Paratë janë, po ato shperdorohen dhe nuk shkojnë për të siguruar testet. Rimbursim i plotë për të gjthë ata që kurohen në shtëpi nga Covid. Rimbursimi i plotë i pacientëve që trajtohen në shtëpitë e tyre është çështje e jetës së qytetarëve. Mijëra mjekët të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve.”

Ai solli në vëmendje edhe situatën në shkolla, ku sipas tij 70 % e shkollave nuk kane ujë te pijshem. Po ashtu, shtoi se nuk është marrë asnjë masë per mesuesit dhe per dezinfektimin e ambienteve.

“Urgjentisht të pajisen me tableta familjet që nuk kanë mundesi ekonomike t’i blejnë për fëmijët e tyre. Investim ne teknologji per mesimin ne distance, te pergatitet infrastruktura ne rast se shkollat mbyllen. Kurrë s’kam dalë para jush për të bërë Kasandrën, por mos marrja e masave tregon qartë se shkaktari, përgjegjësi kryesor, nuk është më pandemia, po keqqeverisja që po rrezikon ditë për ditë jetën e shqiptarëve. “ vijoi Basha.