Kanali 7...

Basha: Buxheti 2021, akt hajdutërie, 20 mln euro vetëm për Inceneratorët

Në 30 vitet e fundit, buxheti për vitin 2021 sipas kryetarit të demokratëve Lulzim Basha, është buxheti më i papërgjegjshëm.

 

Një ditë pasi qeveria miratoi ligjin financiar më të rëndësishëm për vitin e ardhshëm, Basha ka artikuluar akuza të forta për planifikimet e ekzekutivit.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Buxheti i 2021 nuk ekziston, është akti i fundit i hajdutërisë së një qeveria e cila ka humbur çdo legjitimitet demokratik, moral, politik, institucional”

 

Për të mbështetur këtë akuzë Basha ka shpjeguar se në këtë buxhet parashikohen vetëm për inceneratorët 20 milionë euro

 

“120 milionë euro të tjera për kontratat korruptive të ashtuquajtura PPP dhe koncesione. Vetëm për inceneratorët 20 milionë euro të tjera. Madje ia kanë rritur, Tiranës i kishin parashikuar 7, i kanë dhënë 11 milionë euro.”

 

Basha ka theksuar se në këtë situatë krize shëndetësore dhe ekonomike këto para duhet të ishin përdorur për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve e bizneseve. Lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar ashpër të gjithë ata që do të përfitojnë nga projektet e buxhetit për vitin 2021.

 

“Dhe pavarësisht se zgjedhjet janë në 25 prill, dhe do të doja që zgjedhjet të ishin këtë të diel, çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur do të zhvatë përmes taksave e do ë vjedhë përmes shpenzimeve publike korruptive ta marrim e ta rikthejmë në cilindo xhep të shkojë se pa këtë nuk bëjmë dot asgjë.”   

 

Basha ka paralajmëruar edhe prokurorët e Spak, duke u kujtuar se sa herë që organi i akuzës nuk vepron vazhdon abuzimi me fondet shtetërore

 

“Zotërinj të SPAK ut ju inkurajoni vjedhjen, ju inkurajoni hajdutërinë e parave të shqiptarëve.”

 

Paralajmërimi i liderit të opozitës erdhi pak minuta pasi PD depozitoi padinë e tretë në prokurorinë e posaçme për inceneratorët duke kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama si organizator i grupit të strukturuar kriminal.