Kanali 7...

Basha i përgjigjet Ramës: Zhytja e shqiptarëve në skamje është dasmë për ty

Menjëherë pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, u përgjigj kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në “Tëitter”, ai tha se për Ramën është dasmë kur shqiptarët varfërohen dhe vuajnë çdo ditë.

 

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbjeje dhe vuajtjeje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.”

 

Reagimi i Bashës erdhi pas një postimi të Ramës, që tallej me vendin ku mban konferencat lideri i opozitës, duke e quajtur sallë dasmash.