Kanali 7...

Basha kujton viktimat e masakrës së Reçakut: Drejtësi që historia mos të përsëritet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut.

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se plaga është ende e freskët dhe dhimbjet nuk janë fshehur ende.

Kryetari i demokratëve kërkon drejtësi, në mënyrë që historia të mos përsëritet.

“Mbarë shqiptarët përkujtojnë sot masakrën e Reçakut. Plaga është ende e freskët, dhimbjet nuk janë fashitur e do të mbeten derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën. Drejtësi që historia të mos përsëritet, as harrohet e as tjetërsohet!”