Kanali 7...

Basha: Maska falas për mësuesit, kur PD të marrë pushtetin rroga 700 euro

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për nivelin e përhapjes së koronavirusit në shkolla.

 

Gjatë një takimi me mësuesit, Basha ka deklaruar se deri më tani numërohen në të gjithë vendin 540 mësues dhe 1200 nxënës të prekur ose të karantinuar.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 “Trajtim mbrojtës, do të thotë testime të vazhdueshme, maska falas për arsimtaret.”

 

Lideri i opozitës ka premtuar se pas 25 prillit nëse PD fiton zgjedhjet buxheti për arsimin do të rritet.

 

 

“Brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e mësuesit 700 euro.”

 

Basha ka theksuar se ditën që do të drejtojë vendin buxheti për arsimin do të jetë në nivelin e vendeve të tjera të rajonit.