Kanali 7...

Basha: Numri i të infektuarve është shumë më i lartë, ka të patën 2.500 raste të reja

Edhe një herë tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi se numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri është shumë më i lartë nga ai që raportohet. Sipas tij, në një ditë në vendin tonë janë të paktën 2.500 raste të reja.

 

“Vetëm ditën e djeshme, mjekë, specialistë të vendit dhe ekspertë shqiptarë që po ndjekin kurbvën e infkesiomit kanë ngritur alarmin se numri real i infeksioneve në Shqipëri është shumë më i lartë se ai që raportohet. Të paktën 2.500 infeksione në ditë. Ekipi ynë po e ndjek situatën me shqetësim të madh. Nuk kemi mjetet apo të dhënat e nevojshme për të raportuar për numrin e saktë të infektimeve. Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i lartë se ai që raportohet. Edhe numri i fataliteteve është shumë më i lartë se ai që raportohet”, tha Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët.

 

Ai këmbënguli se duhet të vihet sa më parë në zbatim plani për rimëkëmbjen ekonomike i propozuar nga PD.