Kanali 7...

Basha: Papërgjegjshmëria kriminale e Ramës ka çuar në kolaps shëndetësinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat shprehet se papërgjegjshmëria e kreut të qeverisë ka dërguar në kolaps sistemin shëndetësor.

Sipas tij, zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, shtimi i numrit të bluzave të bardha dhe mbështetja financiare e tyre.

“Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre. Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve. Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre. Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve”, shkruan Basha.