Kanali 7...

Basha për takimin Rama, Vuçiç e Zaev: Protagonizëm i tepruar, vetëm bëjnë fotografi

Pas një takimi me kreun e Komunës së Bujanovcit në Preshevë, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një koment mbi Forumin Ekonomik të mbajtur sot në Shkup, ku mori pjesë Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Sipas tij, takimi i sotëm prodhoi vetëm një protagonizëm të tepruar që “shqiptarët e kanë parë e stërparë”.

“Në atë takim nuk e di se çfarë po bëjnë dhe po prodhojnë përveç fotografive. Pozicioni është ai që ka qenë. Duhet ti japim fund hipokrizisë, lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Kanë dëshirë për protagonizëm dalin e bëjnë fotografi në këto ditë vere të nxehta, po kthehet në alibi  dhe ngecje në vend të objektivave që duhet të ketë secili nga shtetet në rajon, duke filluar me njohjen e ndërsjellë të republikës së Shqipërisë dhe të kosovës. PD e mbështet dialogun mes dy vendeve”, tha Basha.

Në mënyrë që lëvizja e lirë në rajon të realizohet, për Bashën, hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës.