Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën
Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në …
Kanali 7...
Me tone të ashpra, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nga anëtarët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që të vihen në lëvizje për aferën e inceneratorëve. Në një komunikim me gazetarët, Basha tha se është momenti që të nisen hetimet për vjedhjen që qeveria po u bën qytetarëve me këtë skemë. Në rast të kundërt, ai deklaroi se prokurorët duhet të japin dorëheqjen.
“SPAK të justifikojë ekzistencën. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë, amerikanë dhe evropianë. Sot është momenti të çoheni të mbroni bukën e gojës së shqiptarëve, të mos fshiheni. Nis urgjentisht hetimin për aferën e inceneratorëve. Ja ku janë të dhënat, raporti i KLSH për aferën e inceneratorëve, mafies së plehrave. Vetë Ministria e Financave tregon se ka marrë para me lopatë dhe ka investuar me pikatore, i ka ndarë me politikanët dhe i ka futur në xhep. Si është e mundur që ndërkohë që njerëzit flasin me veten në rrugë se nuk dinë nga t’ja mbajnë për shpenzimet e ditës, të pranojnë që një grusht politikanësh të vazhdojnë të vjedhin. Si mundet që sot ka një reformë në drejtësi dhe SPAK nuk lëviz as gishtin. Çfarë janë këta, janë të pazotë? Sot të mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve ose të japin dorëheqjen të gjithë. Është një institucion i investuar me përgjegjësi nga Kushtetuta, nga ndërkombëtarët, nga taksapaguesit. Sot të dalin dhe t’u thonë qytetarëve çfarë hetimesh kanë kryer. Ndërkohë vazhdon vjedhja. Nuk lëviz gishtin asnjë prokuror.”
Ditët e fundit demokratët kanë hedhur akuza të vazhdueshme drejt qeverisë për paratë që jep për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.
Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në …
I dërguri i posacëm i bashkimit evropian për dialogun Prishtinë-Beograd ka vizituar këtë të hënë Kosovën, ku është takuarme kryeministrin …
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që të vijnë …
Situata e zjarreve dhe rreziku që i kanoset vendit, bëri që deputetët e opozitës të thërrasin në Komisionin e Sigurisë …
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …