Kanali 7...

Basha: Rama, armik i shëndetit të shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama para gazetarëve se po shkatërron shëndetin e shqiptarëve.

 

Ai tha se koronavirusi është armiku numër dy sepse i pari është Rama. Basha i kërkoi llogari kreut të qeverisë se pse nuk shton numrin e testimeve.

 

“Rama është armik i shëndetit të shqiptarëve. Koronavirusi është armiku numër dy, sepse armiku numër një është kryeministri. Ai vazhdon të marrë para nga xhepat e shqiptarëve dhe t’i zhdukë për bandat me të cilët qeveris. Prej katër javësh ka në tavolinë një plan, krejtësisht të përballueshëm, por vazhdon të shpërdorojë dhe të vjedhë dhe nuk jep llogari pse nuk rrit numrin e testimeve, pse nuk rimburson ata që trajtohen në shtëpi. Ai vazhdon të vjedhë. E kam shmangur për një kohë të gjatë etiketimin e kundërshtarit si armik. Sot nuk kam asnjë zgjedhje tjetër. Ai është peng i mafias dhe ka vendosur kokën e tij mbi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Edhe sot numri i testimeve do të mbetet më i ulëti në Evropë.”