Kanali 7...

Basha-Ramës: S’do ta marrësh dot Shqipërinë me vete në gropën e zezë ku je futur

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk i ndahen replikave në distancë, pas akuzave nga ana e PD për inceneratorët.

Në një postim në “Twitter”, lideri demokrat paralajmëron kreun e qeverisë se ora e gjykimit po afron dhe se në “gropën e zezë ku është future nuk do ta marrë Shqipërinë me vete”.

“Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron”, shkruan kreu i demokratëve.