Kanali 7...

Basha: Sistemi shëndetësor në kolaps, Robert Çamçakëzi lëri dërdëllitjet por shpëto shqiptarët

Lulzim Basha deklaroi në një bashkëbisedim me gazetarët se sistemi shendetesor në Shqiperi është në kolaps.

Sipas kryedemokratit, kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar dhe vendet në spitale janë plotësuar 100%.

 

Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. E gjithë përgjigjia e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!” Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë.Sot per sot ajo qe ka rendesi per jeten e njerezve eshte qe Rama te marre masa per jeten e njerezve. I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar.

 

Basha ripërsëriti planin e PD  me 5 pika, ku bazë e propozimeve është shtesa mujore 1 mijë euro për mjekët dhe  500 për infermierët.

 

Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të.

U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë.

Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët.

Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë falas. Buxheti i shtetit ka mundësi

Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin.

I jap zë revoltës së ligjshme të çdo mjeku dhe çdo qytetari që nuk di se si po trajtohet familjari i tij.

 

Basha shtoi mes të tjerash se cdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar.

 

Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë.Kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfërit të mjerë. Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta për bukën e fëmijëve.