Kanali 7...

Basha sulmon sërish Ramën: Vjen erë, si gropa e Hajdin Sejdisë që për 11 vjet nuk vure dorë

Kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Basha vazhdojnë replikat në distancë.

Kryedemokrati i është përgjigjur Ramës në twitter,

 

“Politika e vjetër, shkruan Basha, ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”

 

Fillimisht Basha akuzoi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministrin Rama se shkoi ta bënte takimin një ditë më parë në Elbasanm, tek vendi i krimit, inceneratori.

Por Rama reagoi duke thënë mes të tjerash se PD është e mbledhur në formë malesh me plehra!