Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Bashkia e Tiranës vijon të mbajë traditën e mirë të këtyre 7 viteve të fundit për të shpërblyer sportistët dhe klubet elitarë sipas meritës, me bonuse apo edhe me infrastrukturë dhe kushte më të mira për stërvitje.
Vetëm pak ditë pas marrjes në dorëzim të kompleksit të pishinave për t’ia kthyer qytetarëve dhe klubeve sportive, Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe dhënien e shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët elitarë.
“Në mbledhjes e sotme të Këshillit Bashkiak miratojmë një fond prej 51 milion lekësh që shkon për shpërblimet e sportistëve tanë elitarë. Unë besoj duhet të kalojë koha kur sportistët prisnin 10 vjet për të marrë fondet. Nëse këndojmë dhe krenohemi “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe sportistët tanë ngrenë flamurin lart, duhet të përgjigjemi dhe për premtimet që kemi bërë. Ndaj sot, miratojmë shpërblimin për dy kampionate dhe dy rekorde të fituara nga sportistja Luiza Gega dhe trajneri i saj.
Gjithashtu shpërblehen edhe disa atlete shumë të talentuara. Për peshëngritjen kemi një super vit pas rezultateve në kampionatin botëror në Uzbekistan dhe në Kampionatin Europian. Është patjetër Evangjeli Veli ajo që në 5 kampionate ka qenë historia jonë e suksesit. Kemi një shpërblim për Brikenin që doli kampion bote në Kampionatin Botëror. Po kështu, pjesë e këtij vendimi janë disa talente të tjera dhe trajnerët respektivë” tha Veliaj.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka siguruar mbështetje dhe dhënin e shpërblimit dhe për ekipin e Volejbollit për Meshkuj të Klubit Sportiv “Tirana” që rikthen kupën pas 26 vitesh në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se do të shpërblehen dhe sportistët e Klubit të Futbollit Tirana, të cilët u shpallën këtë vit kampion.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …