Kanali 7...

BE konfirmon takimin Kurti-Vuҫiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç pritet të takohen në Bruksel më datën 18 gusht.

 

Këtë e konfirmoi vetë kryediplomati europian, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

 

Në një postim në Twitter, ai shkroi se “takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. “Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.

 

Ftesa vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë, pasi qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente të udhëtimit dhe targa të automjeteve.